Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i PD-së në Shkodër: Bardh Spahia po heq demokratë nga punë, po plotëson orekset elektorale të “Shtëpisë së Lirisë”


Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, i ka bërë thirrje kryebashkiakut Bardh Spahia që të ndalojë sulmet ndaj demokratëve dhe aktivistëve të sajë duke i hequr nga puna.

Xhevdet Amula në thirrjen e tij madje merr shembullin e një anëtari të PD-së i cili është shkarkuar si drejtues i Qendrës së Zhvillimit nga Bardh Spahia.

Sipas Amulës, “Foltorja” me largimet nga puna nuk do bashkimin e demokratëve por realizimin e objektivave personale të drejtuesëve politikë.

Ai thotë se Spahia që prej largimit të mandatit ka larguar disa demokratë për qëllime politike dhe “plotësuar orekeset dhe premtimet elektorale të Koalicionit të Lirisë”.

“Kryetari i Bashkisë Shkodër,Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë. Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, Fatmir Vojvoda.

Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qendre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik.

Ky largim vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, pa asnjë motivacion,por për qëllime politike dhe për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë.

Që prej fillimit të mandatit Bardh Spahia ka larguar disa demokratë dhe drejtues të bashkisë Shkodër vetëm me qëllime politike dhe inate personale.

Partia Demokratike, dega Shkodër i bën thirrje Kryetarit aktual Bardh Spahia që të ndalojë fushatën e shkarkimeve dhe largimeve nga puna të demokratëve të ndershëm të cilët kanë kontribuar ndër vite për fitoren e PD-së në qytetin e Shkodrës.

Politika e ndjekur nga Rithemelimi, Foltorja me këto largime, nuk do asesi bashkimin e demokratëve të ndershëm, por realizimin e politikave dhe objektivave personale të drejtuesve të këtij grupimi politik” shkruan Amuli në postimin e tij.