Një nënë së bashku me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë dyshohet se shtetasja M.J 35-vjeç është hedhur në kushte depresioni.
Si nëna ashtu dhe fëmija janë dëmtuar dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia