Policia ka zbuluar një parcelë të kultivuar me kanabis në Peqin, dhe ka vënë në pranga tre persona të dyshuar. Dy prej tyre vëllezër.
Vëllezërit me inicialet Nj. S., dhe G. S., (respektivisht 36 vjeç 45 vjeç) ranë në prangat e policisë pasi ata dyshohen iknin nga shtëpitë e tyre në Sauk të Tiranës dhe shkonin në Peqin për të mbjellë kanabis. I arrestuari i tretë është shtetasi me inicialet M. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre. Policia ka publikuar pamjet e aksionit, ku shihet edhe parcela e mbjellë me kanabis.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparate celuare.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Brothers”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë;
- S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi H. M., me detyrë kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, Peqin.
Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve G. S. dhe Nj. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.