Vendosni fjalën kyçe....

PD reagon për debatin e Ramës me gazetarin: Akt i paprecedentë, kryeministri të heqë dorë nga konferencat për shtyp kur s’e kontrollon dot veten


Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me debatin e një dite më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari, gjatë një konference për mediet.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj në një deklaratë nga selia blu, thotë se sjellja e kryeministrit me gazetarin është një akt i paprecedentë. Madje ai thotë se një sjellje e tillë mund të ndodhë vetëm em Erdoganin në Turqi, në Rusi apo Korenë e Veriut.

“Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.
Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.
Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.”- tha Hysaj.

Më tej, ajo u kërkoi faktorëve ndërkombëtarë në Tiranë, të reagojnë kundër censurës mediatike. Madje Hysaj i kërkon Ramës të heqë dorë nga Konferencat për Shtyp kur s’e kontrollon dot veten.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.
Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.
Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.
Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.
Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.
Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.
Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.
Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.