Carlos Sainz ka fituar “pole position” e tij të parë të karrierës. Piloti i Ferrarit u pa në formë sot në kualifikueset e Mbretërisë së Bashkuar, duke ia dalë të lejë mbrapa shumë emra të rëndësishëm.
Max Verstappen u përpoq të bënte mirë por me Red Bullin e tij nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. I pozicionuar i 3-ti, Charles Leclerc (Ferrari) zhvilloi paraqitje që mund të konsiderohet pozitive.
Në vendin e shtatë është Fernando Alonso. Gara për Çmimin e Madh të Silverstone do zhvillohet nesër në orën 16:00.