Vendosni fjalën kyçe....

Pritja për festën e Pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadorja Kim bën bashkë politikën shqiptare (FOTOT)


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një ceremoni për të përkujtuar ditën e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Diplomatja amerikane ka bërë bashkë në këtë ceremoni politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë, dhe jo vetëm.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri-tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind!”– është shprehur ambasadorja.

Sikurse vihet re nga fotot, i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Presidenti aktual Ilir Meta, si dhe presidenti i ardhëm Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste ashtu dhe nga Partia Demokratike.