Vendosni fjalën kyçe....

Boçi nxjerr mesazhin e mësueses: Më 7 korrik na kanë urdhëruar të jemi në punë


Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Rama se po përdor çdo mjet për të penguar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.

Ai ka publikuar mesazhin e një mësueseje nga Fieri që shkruan se u është dhënë urdhër që në datën 7 korrik të jenë në punë edhe pse sipas Kodit të Punës mësuesit në mbarë vendin marrin lejen e zakonshme më 30 qershor.

“Tmerri që vjen nga protesta

Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.

Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.

Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.

Këtë po bën me mësuesit. Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.

Lexoni mesazhin

Por e ka kot!

Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard. Shqipërianërrezik. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. 7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

#BashkohumefrontinpërshpëtimineShqipërisë.”