Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët thërresin protestë kundër kryeministrit: “Riedukim Sot=Internim Dje” (Video)


Gazetarët kanë njoftuar protestë për ditën e nesërme që pas “ndëshkimit” të gazetarit të dytë me “tre muaj riedukim” pas pyetjes së bërë disa ditë më parë nga Klevi Muka mbi respektimin e “Kodit të Etikës” së ministrave.

Gazetarët kanë shpërndarë një video montazh me të gjitha deklaratat denigruese dhe sulmuese të kryeministrit Edi Rama kundrejt reporterëve.

Protesta do zhvillohet ditën e nesërme përballë kryeministrisë prej orës 19:00.

“Riedukim Sot=Internim Dje” është slogani për protestën e nesërme.