Juventusi pritet të zyrtarizojë javën që vjen dy blerjet më të reja. Bëhet fjalë për mesfushorët Angel Di Maria e Paul Pogba.
Sipas drejtuesve të klubit të gjitha marrëveshjet janë përmbyllur dhe tashmë mbetet vetëm disa çështje formale.
Mesfushori francez vjen nga anglezët e Manchester United ndërsa argjentinasi Di Maria nga francezët e PSG-së.
Të dyve u ka skaduar kontrata e vijnë në Torino me parametra zero.