Vendosni fjalën kyçe....

“Mos thuaj “ç’më duhet mua?!” – Zbulohet spoti i protestës së 7 korrikut (Video)


Partia Demokratike ka zbuluar spotin e protestës së 7 korrikut.

Mesazhet kyçe të tij janë ‘Shqipëria në rrezik’ e ‘mos thuaj ç’më duhet mua’. Protesta është organizuar nga ‘Fronti i Shpëtimit Kombëtar’ e është njoftuar për në 7 korrik para Kryeministrisë.

Lidhur me protestën, kreu i PD-së Berisha ka zhvilluar takime të shumta me grupe të ndryshme qytetarësh në vend duke trajtuar çështje si shpopullimi i vendit, rritja e çmimeve, grabitja e vendit nga ana e qeverisë Rama.

Po kështu ai është shprehur kundër nismës Ballkani i Hapur e miliarderit hungarezo-amerikan, Soros.