Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë në Shqipëri, Fondacioni Kulturor “Abdulaziz Saud AlBabtain“ hap selinë e tij në Universitetin Mesdhetar


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e selisë së Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud AlBabtain në mjediset e tij.

Kjo marrëveshje bëhet për herë të parë në Shqipëri me një institucion të arsimit të lartë. Zyra e integruar më së miri në mjediset universitare përveçse një vlerë e shtuar, do ta rreshtojë Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë  krahas disa prej universiteteve më të mira europiane të cilët kanë pritur selinë e Fondacionit.

Vetë Presidenti i Fondacionit, Shkelesia e tij, Abdulaziz Saud AlBabtain vizitoi ambientet e Universiteti Mesdhetar për finalizimin e kësaj marrëveshje nëpërmjet një ceremonie të veçantë.

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot të mirëpresim në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, një personalitet të shquar në të gjithë hapësirën e Lindjes së Mesme dhe botës Arabe, një nga akademikët, mendimtarin dhe poetin e shquar nga Shteti i Kuvajtit , shkëlqesinë e tij Abdulaziz Saud AlBabtain, njëkohësisht dhe një prej personaliteteve më të shquara të cilit UMSH i ka akorduar a Honoris Causa” , u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Vetë Shkëlqesisa e tij, Abdulaziz Saud AlBabtain theksoi se fondacioni i tij, ka marrëveshje bashkëpunimi në të gjithë kontinentin dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë kjo zyrë hapet edhe në Shqipëri.

“Marrëdhëneiet midis shtetit Shqiptar dhe shtetit të Kuvajtit gjithmonë kanë qenë në rrafshin politik kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Hapja e kësaj zyre do të hedhë gurin e themelit për ura të reja bashkëpunimi, do të ndihmojë sa më shumë studentë, të njohin më mirë gjuhën, kulturën, letërsinë, dhe shoqërinë e Shetit të Kuvajtit, por edhe të gjithë botës arabe në tërësi “, u shpreh Shkëlqesia e tij.

Themeluesi i UMSH-së,Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli,  nënvizoi se falë kësaj marrëveshje  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të mirëpresë personalitete të shquara të botës arabe të cilët do të mbajnë leksione mbi Paqen me Drejtësi, çëshjtje të rëndësisë globale, bashkëpunimit të vendit tonë me shtetin e Kuvajtit,  por edhe të gjithë botës arabe.

Po kështu, edhe stafi akademik i UMSH dhe studentët e tij do të kenë mundësinë të vizitojnë dhe prekin nga afër traditat, kulturën dhe kontributin e shtetit të Kuvaitit për paqen në botë.