Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë mes dy familjeve shqiptare në Athinë, identifikohet njëri nga viktimat


Është identifikuar emri i njërit prej shtetasve shqiptarë që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek Athinë. Bëhet fjalë për Adil Tafën ndërsa dy viktimat e tjera janë Jani T. dhe Gëzim A. Përplasja me dy familjeve shqiptare nisi mëngjesin e së shtunës të cilat dyshohet se ishin të përfshira në trafikun e kokainës.

Fillimisht dy familjet shqiptare u takuan në lagjen Kato Patisia të Athinës po gjithçka degradoi brenda pak çastesh. Sherri u transferua në mbrëmje, ku në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, një ‘Mercedes’ me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka përplasur një motor.

Më pas nga ‘Benz-i’ ka dalë një person dhe ka qëlluar me armë ndaj të riut që ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i drejtuesit të motorit i cili ndodhej mbrapa më një makinë tip ‘Audi’, teksa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje njeriun që i plagosi të birin.

Nga të shtënat e përplasjes me armë ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që ndodhej ne automjetin tip ‘Audi’ dhe duke tentuar të ikë është përplasur për vdekje nga një autoveturë. Sipas mediave greke Adil Tefa dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç janë dy nga viktimat që janë identifikuar deri tani. Prishja e pazareve të drogës dyshohet se është arsyeja e këtij konflikti të rëndë, ndërsa të shtënat kanë rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.