Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja në Dibër tenton vetëvrasjen pas dhunës, pranga bashkëshortit 43-vjeçarit


Një 43-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në prang aka rënë një person me iniciale B.M., banues në Dibër.

Sipas njoftimit, pas dhunës ndaj bashkëshortes kjo e fundit ka provuar të vetëvritet duke pirë lëndë helmuese.

Njoftimi

“Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”