Vendosni fjalën kyçe....

Salianji në Korçë për protestën e 7 korrikut: Demokratët janë bashkë në betejën politike


Deputeti Ervin Salianji i cili fillimisht ishte kritik dhe kundër “Foltores” dhe rikthimit të Sali Berishës tashmë është vënë në mbështetje për të organizuar protestën e 7 korrikut.

Salianji i cili është edhe në grupin e punës në qarkun e Korçës, ka mbledhur sot mbështetës dhe strukturat në qytetin juglindor.

Salianji shkruan se demokratët janë bashkë në betejën politike me Edi Ramën.

“Jam i privilegjuar për mbështetjen e përhershme të demokratëve!  Demokratët përtej çdo rezerve ndaj njëri tjetrit, janë bashkë në betejën politike me Edi Ramën.

Në 7 korrik protestohet për: Rritjen e çmimit të karburanteve! Rritjen e çmimeve të ushqimeve!

Pensionet dhe rrogat e ulëta! Eksodin masiv të shqiptarëve! Varfëria ekstreme! Për fermerët që po flakin prodhimet! Barnat që nuk rimbursohen! Secili ka arsyen e tij për të protestuar! Ejani në 7 Korrik, përpara kryeministrisë!”-shkruan Salianji.