Vendosni fjalën kyçe....

SHBA përballet me ‘migracionin e madh’, më shumë kompani largohen nga shtetet e drejtuara nga demokratët


Mes parashikimeve për një “valë të kuqe” politike në zgjedhjet e ardhshme afatmesme, një valë ekonomike po ndodh prej vitesh, ndërsa kompanitë vërshojnë nga shtetet që drejtohen nga demokratët drejt shteteve të drejtuara nga republikanët.

Dhe si rezultat i ndarjeve të saj politike, Amerika tani duket se po ndahet në shtete të begata, me rritje të lartë dhe në shtete në rënie kronike. Por shtetet e udhëhequra nga demokratët besojnë se politikat e tyre të abortit mund të jenë një faktor kyç në rikthimin e kompanive.

Caterpillar dhe Citadel, të cilat njoftuan largimin e tyre nga Illinois në qershor, janë kompanitë e fundit që largohen nga shtetet me taksa të larta dhe të rregulluara. Tesla, Hewlett Packard, Oracle dhe Remington janë gjithashtu midis qindra kompanive që dynden në vende miqësore për biznesin si Teksasi, Florida, Arizona dhe Tenesi nga Kalifornia, Illinois, Nju Jorku dhe Nju Xhersi. Zhvendosja e biznesit përfshin industri të tilla si teknologjia, financa, media, industria e rëndë, makinat dhe armët e zjarrit.

“Ka një migrim të madh dhe unë pres që ai të përshpejtohet.” – i tha Epoch Times Glen Hamer, president i Shoqatës së Biznesit të Teksasit. Sipas një sondazhi të vitit 2022 me 700 CEO, shtetet kryesore për biznesin ishin Teksasi, Florida, Tenesi, Arizona dhe Karolina e Veriut. Më të këqijat ishin Kalifornia, Nju Jorku, Ilinoisi, Nju Xhersi dhe Uashingtoni.

Edhe kompani si Apple, e cila nuk e ka zhvendosur selinë e saj në Teksas, kanë zgjedhur të ndërtojnë kampusin e dytë më të madh të punonjësve atje.

Amazon zgjodhi Hjustonin si një nga qendrat kryesore të saj. Ford, Volksëagen dhe Nissan zgjodhën Tenesin si vendndodhjen për objektet e reja të rëndësishme të prodhimit. Dhe në disa raste, industri të tëra si armët e zjarrit të shënjestruara nga statutet dhe paditë në shtetet blu po lëvizin në jug.