Temperaturat e larta kanë bërë që zjarret të shfaqen të disa vatra në vend. Një sipërfaqe prej 6 hektarësh me bar të thatë është ndjekur në një parcelë tokë buke, në afërsi të fshatit Jorgucat, në Dropull.
Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija që lëshoi autokombajnë që ishte në vendngjarje për korrur barin e thatë. Për pasojë autokombajna u shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë forcat e MNZSH në Dropull kanë shkuar në vendngjarje duke eliminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe propani (gaz) që ndodhej në afërsi të një ish punishteje për prodhimin e enëve plastike.
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të identifikuar shkakun e zjarrit.