Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet i fortë në Iran, humbin jetën 5 persona


Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga një seri tërmetesh me intensitet të lartë në provincën Hormozgan të Iranit jugor të shtunën herët, thanë zyrtarët vendas.

Një zëdhënës i Organizatës iraniane të Ndihmës Emergjente, Mojtaba Khaledi, tha se dy gra ishin në mesin e viktimave, ndërsa 84 persona u plagosën. Tërmeti i parë, me magnitudë 6.1 ballë, u raportua rreth orës 02:00 sipas kohës lokale në një thellësi të cekët prej 10 km nën sipërfaqe, sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit.

Epiqendra ishte 48 km në verilindje të qytetit port të Bandar Lengeh dhe 100 km në perëndim të ishullit Qeshm në bregun e Gjirit Persik. Dy tërmete të tjera, me magnitudë 6.1 dhe 6.3 ballë respektivisht, pasuan brenda disa orësh, thanë zyrtarët.

Efektet e lëkundjeve u ndjenë gjerësisht, duke përfshirë edhe vendet fqinje të Gjirit Persik. Pesë të vdekurit u raportuan në tërmetin e parë, tha guvernatori i Bandar Lengeh, Foad Moradzadeh, duke thënë se njerëzit kishin dalë ndërsa dy lëkundje të tjera goditën.

Dëmet maksimale u raportuan në fshatrat Sayed Khosh, Konkh, Dezhgan dhe Chah Ahmad, ku shumë shtëpi pësuan dëme të pjesshme ose totale, thanë vendasit për Anadolu Agency. Që nga mëngjesi, ka pasur më shumë se një duzinë pasgoditje me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.