Një vatër zjarri është përhapur në malin e Torovicës së Lezhës. Zjarri ka përfshirë zonën e malit që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën.
Deri tani dyshohet se janë djegur rreth 15 Ha, pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.
Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha ndikuar edhe nga era që fryn.
Ndonëse në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia e shtetit, është e pamundur ndërhyrja sepse terreni është shumë i vështirë.
Nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, rrezikohen dy banesa në afërsi të fshatit Bend.