Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra përgatitet për kufizimet e energjisë


Kompanitë zvicerane do jenë të parat që do të racionojnë energjinë në rast të mungesës së furnizimit, tha ministrja e Energjisë Simonetta Sommaruga për mediat, duke paralajmëruar se qeveria nuk mund të garantojë se do ketë gjithmonë gaz të mjaftueshëm. Zvicra e merr gazin e saj nëpërmjet pikave në vendet fqinje të Bashkimit Evropian, kështu që ndërprerjet atje do preknin edhe Zvicrën.

Zvicra ka një kërkesë relativisht të ulët për gaz, duke mbuluar rreth 15% të konsumit total të energjisë. Rreth 42% e gazit përdoret për ngrohjen e shtëpive, sipas qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përdoret në industri, shërbime dhe transport.

Megjithatë, ajo mbështetet te nafta dhe gazi i importuar. Komentet e saj erdhën pasi qeveria zvicerane të mërkurën përshkroi planet për të trajtuar një mungesë të mundshme të gazit natyror këtë dimër dhe tha se mund të përdorë racionimin nëse masat e tjera rezultojnë të pamjaftueshme. Në rast të mungesës së gazit dhe energjisë elektrike në Zvicër, energjia fillimisht do të racionalizohej për kompanitë.

Ajo u bëri thirrje kantoneve rajonale të Zvicrës që të investojnë më shumë në zgjerimin e energjisë diellore, biogazit, erës dhe hidrocentraleve. Qeveria zvicerane, e kujdesshme ndaj dobësive të zinxhirit të furnizimit, ndryshimeve klimatike dhe konflikteve si ajo në Ukrainë, po konsideron gjithashtu zgjerimin e rezervave të saj ushqimore emergjente për të siguruar që vendi të mos goditet nga mungesa e kafesë, drithit dhe sheqerit.