Vendosni fjalën kyçe....

Akulli shkëputet e godet shtegun popullor të turistëve, ndërrojnë jetë 6 persona e zhduken 10 të tjerë


Të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur një copë akulli akullnajor u shkëput dhe rrëshqiti në një shpat mali në Italinë verilindore të dielën.

Akulli u përplas në një grup prej më shumë se një duzinë alpinistësh që po ecnin në rrugën e tyre drejt një shtegu popullor. Sipas raportimeve, 10 persona janë ende të zhdukur.

Pesë helikopterë shpëtimi dhe dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit alpin, duke përfshirë qentë e shpëtimit, janë në vendngjarje në Marmolada në malet Dolomite.

“Akullnaja është destabilizuar në bazën e saj për shkak të sasisë së madhe të ujit të shkrirë pas javësh temperaturash jashtëzakonisht të larta dhe mbi mesataren.” – shkroi Shoqata Meteorologjike Alpe-Adriatik në Tëitter dhe gjithashtu publikoi një video të ortekëve të akullit.