Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e Kryemadhit: Paratë e inceneratorëve u paguan PD-së së Lulzim Bashës për të dështuar aksionin e opozitës


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi pohoi sot se forca politike e drejtuar prej saj do marrë pjesë në protestën e thirrur nga PD-ja më 7 korrik.

Ajo tha se ndihet përgjegjëse për vendimet e marra gjatë kohës së drejtimit të LSI-së si djegia e mandateve apo moshyrja në zgjedhje ndërsa pohoi se historia e partisë do vijojë, kësaj here nën drejtimin e Metës.

Sipas Kryemadhit, paratë e inceneratorëve janë përdorur edhe për dështimin e aksionit të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.

Inceneratori i Elbasanit nuk ka kushtuar më shumë se 3 milionë euro ndërkohë që qeveria shqiptare ka paguar 26 milionë euro. Historia e LSI-së do vijojë. Ndjehem fajtore për djegien e mandateve, për braktisjen e zgjedhjeve. Sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve del se shumë para janë paguar edhe në PD-në e Lulzim Bashës. Ata kanë qenë ndër sponsorizuesit për dështimin e aksionit të opozitës dhe kjo gjë më bën edhe mua përgjegjëse. Më 7 korrik LSI-ja do marrë pjesë në protestë. Është një protestë kundër qeverisë kriminale të Edi Ramës. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. – tha ndër të tjera Kryemadhi.