Kreu i PD-së Berisha ka denoncuar procesin gjyqësor ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi lidhur me çështjen e audiopërgjimit ndaj Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, ai tha se Salianji e Olldashi denoncuan Xhafën i cili ishte i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, ndërkohë që vijonte i qetë punën në Shqipëri.
Berisha lëshoi akuza të rënda edhe ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili ka dhënë dënimin në shkallë të parë duke deklaruars e Gjermeni është anëtar i Bandës së Lushnjë dhe se duhet të ishte në burg për disa vepra penale mes të cilave trafiku i qenieve njerëzore.
“Ervin Salianji denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetit të Bolonjës si trafikant i drogavbe të forta. I kërkuar në Venezuelë. I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa. Ky kriminel, ky trafikant, vijonte i qetë punën e tij të zezë nga Porti i Vlorës. Me mbrojtjen e plotë të Edi Ramës e Fatmir Xhafës. Gazetarë kurajozë faktuan përmes regjistrimeve se Geron Xhafa vijonte të ishte drejtues i trafiqeve nga Vlora. Se ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin te autoritetet italiane të të të kërkuareit Geroin Xhafa të kërkuar nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafiqeve. Më pas Geron Xhafa ndalohet e sillet në Tiranë. Bën padi kundër gazetarit dhe Ervin Salianjit sepse i njollosën pastërtinë e tij dhe të nesërmen në 6 të mëngjesit prokurorët politikë për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal e nisën për në Itali për të vuajtur dënimin. Një ditë më vonëfillon manipukimi i frikshëm për të deformuar të vërtetën. Në këtë akt kriminal janë të përfshirë direkt, Ardi Veliu, famëziu Nushi që është në arrest sot. Punonjës të SHISH të cilët sikur të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës të cilët sapo morën vesh se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelën mbi detyrën dhe deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit, pretedbim që u hosh poshtë nga laboratori i Britanisë së Madhe. Mbi dëshminë e Fredi Alizotit nisi procesi ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, gjykatësi që dha dënimin në shkallë të parë ishte një kriminel dhe anëtar i Bandës së Lushnjës që Sadushët e kishin zgjedhur në bordin e Shkollës së Magjistraturës. Ai ishte Artan Gjermenji. “ – tha Berisha.