Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: I moshuari me 30 milionë Euro është kushëri i Damian Gjiknurit


Pas deklaratave të disa gazetarëve se një nga të moshuarit që rezulton pronar i kompanive të inceneratorëve por “nuk di gjë për këtë” është kushëriri i një ministri apo ish-ministri, zbulohet edhe kush është ky i fundit.

Sipas kreut të PD-së Sali Berisha, bëhet fjalë për ish-ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin e gazetarit Çim Peka, Berisha tha se i moshuari, Thanas Çani, me 30 milionë euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin. 

 “Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare.”– tha Berisha.