Vendosni fjalën kyçe....

Betimi i Presidentit të ri, Kuvendi vendos datën e seancës së posaçme


Konferenca e Kryetarëve me miratimin e kalendarit të punës për periudhën e muajit korrik ka vendosur edhe datën për seancën e posaçme për betimin e Presidentit të Ri.

Më 24 korrik Bajram Begaj do betohet në Kuvend si President i cili do zërë vendin e Ilir Metës mandati i të cilit mbaron më 24 korrik.

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka miratuar sot punës për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.  24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Mbledhja vendosi gjithashtu t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022”-njofton Kuvendi.

Bajram Begaj u zgjodh President me votat e shumicës socialiste në Kuvend pasi dështuan negociatat me opozitën për të zgjedhur një President konsensual.