Seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD Ervin Salianji është shtyrë.
Seanca është shtyrë për në date 18 korrik ora 14.00.
Kjo sepse mungon anëtarja e tretë e trupës gjykuese Elona Toro, pasi dyshon se mund të jetë prekur nga Covid.
Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, ishin prezentë 10 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ishin të pranishëm në procesin ndaj deputetit Salianji.