Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Radhimë të Vlorës ku u raportua për të shtëna.
Nga verifikimet e kryera nga policia nuk ka pasur të lënduar ndërsa mediat raportojnë se përplasja ka ndodhur mes dy vëllezërve.
Dyshohet se përplasja mes dy vëllezërve ka ndodhur për çështjet e administrimit të plazhit.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”-njofton policia në informacionin paraprak.