Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se qëlloi në drejtim të të vëllait në Radhimë, policia arreston 34-vjeçarin në Vlorë


Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në Radhimë mesditën e sotme.

34-vjeçari E.K dyshohet se qëlloi për motive të dobëta në drejtim të vëllait të tij shtetasit B.K 45-vjeç.

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar ndërsa në polici janë shoqëruar edhe 9 persona të tjerë me qëllim për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat se si ndodhi ngjarja.

Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj”-njofton policia.