Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara që figuron “pronare” e kompanisë së inceneratorëve: I kam shkruar letër Edi Ramës, por s’më ka kthyer përgjigje


E moshuara Haxhire Gurakuqi, e cila figuron të jetë pronare e një kompanie me vlerë 30 milionë euro thotë se i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama për historinë e saj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në një intervistë për një tjetër televizion, këtë radhë për “News 24”, Gurakuqi këmbënguli se ka rënë pre e një mashtrimi nga dy persona, të cilët i ishin paraqitur si punonjës të prokurorisë dhe i kishin kërkuar që të firmoste një letër.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me pasaportat dhe mjetet e tyre të identifikimit, pasi me to mund të bëhen abuzime.

“Jam viktimë. Erdhën dy persona dhe firmosa një letër të bardhë. Se dija kush ishin, më thanë jemi nga prokuroria. Kur ika te Tatimet, te 9-Katshet më thanë; je viktimë! Kush e di se sa veta kanë mashtruar si puna ime. I kam shkruar dhe Edi Ramës. Çfarë përgjigje mi nënë. Po ia çova me postë. I shkrova edhe atij të Tatimeve: Qe s’kam biznese, e ke marrë gabim.

Të njëjtën gjë bëri edhe drejtori i Tatimeve. I bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes me pasaportat se do ta pësojnë si puna ime.”- u shpreh e moshuara, e cila sot është kthyer në lajmin e ditës, pas zbulimit të historisë së saj.