Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari.
Ai akuzohet nga SPAK për fshehjen e të ardhurave tatimore e për mosdeklarim pasurie në ILDKPI.
Hajdari u kallëzua penalisht nga ish-gjyqtarët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku e Ervin Metalla në qershor të vitit 2020.
Më herët treshja në fjalë kishte kallëzuar për të njëjtën çështje ish-anëtarrin e KPA-së Luan Daci i cili më pas u dënua nga GJKKO-ja dhe u përjashtua nga KPA-ja.
Daci u dënua me 6 muaj burg, dënim që iu shndërrua në një vit shërbim prove.