Një 41-vjeçar me iniciale H.M. është shpallur në kërkim në Gjirokastër.
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi policia i gjeti në banesën e tij në fshatin Kolonjë një armë zjarri pa leje.
Njoftimi
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, Armëve shpërthyese dhe municionit’.”