Presidenti i vendit Ilir Meta është nisur sot për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Sikurse bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, ai pritet të takohet me homologun slloven Borut Pahor nesër në Ljubjanë.
“Mbresëlënës udhëtimi në mbrëmje me tren drejt Ljubljanës, ku nesër do të takohem me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor!”– shkruan presidenti Meta ndërsa shpërndan një video, ku shihet duke u nisur me tren drejt Sllovenisë.