Vendosni fjalën kyçe....

Ishin në kërkim, arrestohen dy persona në Vlorë e Gjirokastër


Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Vlorë teksa po largohej nga vendi nëpërmjet portit.

Amarildo Gecaj ishte dënuar nga Gjykata e Tropojës me 4 muaj burg.

Po kështu në prang ka përfunduar një 26-vjeçar i shpallur gjithashtu në kërkim.

I riu i identifikuar si Alban Mija është arrestuar pasi është dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës pasi ka ndihmuar persona të ndryshëm për kalim të paligjshëm kufiri.

Njoftimi

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Amarildo Gecaj, 31 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 06.06.2022, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.”