Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kompanitë e inceneratorëve dhe ato të ndërtimit evazion fiskal me vlerë 189 milionë dollarë


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka denoncuar sot evazionin fiskal me kompanitë e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se kompanitë në fjalë kanë bërë evazion fiskal duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit.

Po kështu ajo tha gjithashtu se evazioni fiskal nga kompanitë e inceneratorëve dhe kompanitë e ndërtimit ka kapur vlerën e 189 milionë eurove duke deklaruar se do bëjë kallëzim në SPAK.

“Ky është rasti më flagrant, ku kryeministri dhe qeveria janë kapur me presh në dorë. Shihni videon e bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe. Ajo që të bën përshtypje është se aty nuk ka asnjë lloj investimi, që e kemi dëgjuar nga kryeministri. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është se besoj që të gjithë e mbani mend që në dhjetor të 2021, ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Neve na rezultoi se Zoto kishte kryer evazion në mbi 30 milionë dollarë. Në periudhë pandemie ai kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, kur mbi qiellin shqiptar nuk kishte fluturuar asnjë avion. Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë. Grupi i parë i kompanive të incveneratoreëve që kanë bërë evazion fiskal., janë kompanitë e ndërtimit që kanë fituar 99.99 për qind të tenderave publikë e këto faktura fiktive kanë shërbyer për të rritur faturat fiktive po kanë marrë edhe 20 përqindëshin e TVSH-së. Të gjitha i kanë shkarkuar në këto kompani fiktive me 2-3 apo 8 punëtorë me rroga të ulta. Kjo gjë bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.” – tha Kryemadhi.