Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kompanitë kanë bërë fatura false, kanë blerë 8 mln dollarë ujë të pijshëm e 7 mln dollarë fruta ekzotike


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë konferencës së saj për shtyp denoncoi se si kompanitë e lidhur me inceneratorët kanë kryer evazion fiskal me qëllim fryrjen e shpenzimeve.

Kryemadhi tha se kompanitë që kanë ofruar punë për kompaninë e inceneratorit kanë fryrë faturat. Sipas saj këto kompani kanë blerë ujë 8 milionë dollarë, 6-7 mln dollarë kanë blerë furta ekzotike

Krytarja e LSI-së theksoi se do çojë në SPAK faktet e dhëna si shtesë në padinë paraprake të bërë.

Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK, kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë.

Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 milionë dollarë ujë i pijshëm, 6-7 milionë dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 milionë lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare”, tha Kryemadhi.