Tre drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë pasi sipas policisë janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga kanë rënë 64-vjeçari me iniciale A.N., 39-vjeçari me iniciale B.S. dhe 28-vjeçari me iniciale G.P.
Dy personat e fundit kanë dalë nga rruga duke drejtuar mjetin për shkak të konsumit të alkoolit.
Njoftimi
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
-B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;
-G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”