Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka ftuar qytetarët në protestën e 7 korrikut.
Në një shënim në Facebook, ai shkruan se kryeministri Rama është arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve ku po grabiten milionë euro nga xhepat e shqiptarëve.
Balliu thekson se lekët e vjedhura shkojnë në llogaritë e kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, sekretarit të kryeministrit Agaçi e ministrave të tij.
“Arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edvin Kristaq Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja. Ndërkohë që qytetarët jetojnë në krizë të thellë ekonomike, kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh. Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit. Me 7 Korrik ora 7 familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar.” – shkruan Balliu.