Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni holandez zë ngushtë Ramën: Keni probleme me dokumentet e pronësisë, kjo është thelbësore


Një biznesmen holandez e pyeti kryeministrin Rama lidhur me mungesën e dokumentevetë pronësisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në takimin e kreut të qeverisë me përfaqësues të biznesit në Holandë ai tha se kishte ngritur një kantinë vere në zonën e Shkodrës por e quajti një mungesë të rëndësishme çështjen e dokumenteve të pronësisë.

Rama nga ana e tij iu përgjigj biznesmenit në fjalë duke i thënë se dokumentet e pronësisë do jenë të gjitha dixhitale brenda vitit 2024.

“Brenda vitit 2024 i gjithë dokumentacioni i pronësisë do jetë dixhital dhe i aksesueshëm për të gjithë. Është një reformë tejet e rëndësishme. Nëse dokumentacioni nuk është shpërndarë ende në zonën ku ju keni investuar, të jeni i bindur se do vijë shpejt.” – tha Rama.