Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së kërkesë Nikollës: Të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për çështjen e Olta Xhaçkës


Pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës mbledhjen e Këshillit.

Deputetët e PD-së kërkojnë mbajtjen e kësaj mbledhjeje ditën e nesërme, në orën 13:00, për të diskutuar çështjen e mandatit për ministren Olta Xhaçka.

 “5 anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhacka. Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.”- thuhet në kërkesën e tyre.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD-së kanë kërkuar që t’i hiqet mandati zonjës Olta Xhaçka për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik.