Vendosni fjalën kyçe....

Diskriminimi ndaj fëmijëve indigjenë, Kanadaja nënshkruan marrëveshje kompensimi prej 20 miliardë dollarësh


Qeveria kanadeze nënshkroi të hënën një marrëveshje për të paguar 20 miliardë dollarë amerikanë si kompensim për fëmijët e familjeve të Kombeve të Para Indigjene lidhur me një çështje që ka nisur që nga viti 2007, sipas mediave vendase.

Marrëveshja u regjistrua si marrëveshja më e madhe e tillë në historinë kanadeze, raportoi Canadian Press.

“Pas tre dekadash gjyqesh dhe muajsh negociatash, jam krenare të them në emër të Asamblesë së Kombeve të Para (AFN) se kemi arritur një tjetër moment historik për fëmijët tanë dhe familjet e tyre.” – tha Cindy Woodhouse, shefe rajonale e Manitobas në AFN, në një deklaratë.

“Palët kanë rënë dakord për një plan për të zgjidhur kërkesat për kompensim për të njohur familjet dhe njerëzit që kanë vuajtur jashtëzakonisht nga praktikat diskriminuese dhe sistematike raciste ndaj fëmijëve.” – tha në një intervistë Patty Hajdu, Ministrja e Shërbimeve Indigjene e Kanadasë.

Në janar, qeveria kanadeze njoftoi se kishte rënë dakord të paguante 20 miliardë dollarë si kompensim për fëmijët e familjeve të Kombeve të Para.

Popujt e Kombeve të Para njihen si “një nga komunitetet më të mëdha indigjene”, me komunitetet indigjene amerikane Metis dhe Inuit në të gjithë Kanadanë.

Procesi gjyqësor zgjati 15 vjet

Padia e fëmijëve të fiseve, e cila është bërë pika numër një në rendin e ditës në vend pasi u zbuluan varret jozyrtare të fëmijëve të paidentifikuar në kopshtet e shkollave me konvikt të kishës në të gjithë Kanadanë, filloi në vitin 2007.

Një padi për të drejtat e njeriut e paraqitur në vitin 2007 nga Shoqëria e Kujdesit për Fëmijët dhe Familjen e Kombeve të Para kundër qeverisë federale në Gjykatën Kanadeze të të Drejtave të Njeriut (CHRT) pretendonte se sistemi i kujdesit për fëmijët ishte me të meta dhe diskriminuar ndaj fëmijëve indigjenë dhe gjykata nxori një vendim në 2016.

CHRT vendosi që qeveria federale diskriminon fëmijët indigjenë përmes financimit të pamjaftueshëm në sistemin e mirëqenies së fëmijëve.

Në vitin 2019, gjykata urdhëroi qeverinë federale të paguante deri në 40,000 dollarë për çdo fëmijë që ishte pjesë e sistemit vendas të mirëqenies së fëmijëve që nga 1 janari 2006, së bashku me kujdestarët e tyre kryesorë.

Qeveria dhe grupet indigjene kanë negociuar që nga nëntori 2021 pasi qeveria federale apeloi vendimin e kompensimit.