Vendosni fjalën kyçe....

Eurostat: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë, vetëm 24.5% e mesatares së BE-së


Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë shumë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave, sipas Eurostat, janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara mediane (të ardhura të disponueshme) të shprehura në standardin e fuqisë blerëse (PPS) për banor.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 KKS për banor në BE.

Pas Shqipërisë, më të ulëtat të ardhurat mesatare të disponueshme janë në Maqedoninë e Veriut  (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS). Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbien 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbien 52 dhe Mali i Zi 60%.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 KKS për banor në BE.

Ky tregues  ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 28 675 PPS në Luksemburg, në 7 724 PPS në Rumani.

Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, si Luksemburgu (28 675 PPS), Gjermania (24 212 PPS), Austria (23 334 PPS) dhe Belgjika (22 294 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare jugore dhe lindore, si Romania (7 724 PPS), Bullgaria (8 647 PPS), Hungaria (9 699 PPS) dhe Sllovakia (10 076 PPS).

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor