Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini: Rusia ka përgatitur planin në rast të zgjerimit të NATO-s


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka një plan për të garantuar sigurinë e vendit në rast të zgjerimit të NATO-s.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov tha se krahu i mbrojtjes i qeverisë po punon për të garantuar sigurinë e Rusisë.

“Opsione të tilla (në rast të zgjerimit të NATO-s) po përpunohen jo në Kremlin, por në Ministrinë e Mbrojtjes. Ne tashmë kemi thënë shumë herë se ka plane përkatëse dhe po punohet për të garantuar sigurinë tonë”, theksoi Peskov.

Në përgjigje të një pyetjeje, Peskov mohoi raportet e mediave se presidentit kinez, Xi Jinping, ka refuzuar të vizitojë Rusinë, duke theksuar se vizita do të bëhet pasi Pekini të heq të gjitha kufizimet e koronavirusit COVID-19.

“Fakti është se kufizime të caktuar të koronavirusit janë akoma në fuqi në Kinë dhe kjo është absolutisht normale dhe duhet trajtuar me mirëkuptim. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka një ftesë të vlefshme Kinën dhe Xi ka një ftesë të vlefshme për të vizituar Rusinë. Dhe, pasi të gjitha këto kufizime të lehtësohen, të gjitha vizitat do të realizohen”, tha Peskov.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kalimin e pagesave në rubla për gazin e lëngshëm të Rusisë, ai tha se “deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë dhe nuk ka asnjë dekret të përgatitur”.

Në lidhje me thirrjet për transferimin e aseteve të ngrira të Rusisë në Ukrainë, Peskov tha se veprimet e tilla do të jenë “plotësisht dhe absolutisht të paligjshme”.

“Ato do të binin në kundërshtim me të gjitha normat dhe rregullat e ligjeve ndërkombëtare. Dhe Rusia do të kundërshtonte kategorikisht këtë. Dhe natyrisht, ne po analizojmë masat që mund të jenë efektive për zgjidhjen e kësaj situate të paligjshme”, theksoi ai

Lidhur me ndalimin e Lituanisë për mallrat ruse që kalojnë tranzit nëpër rajonin e saj Kaliningrad, zëdhënësi i Kremlinit tha se autoritetet po punojnë për të zgjidhur çështjen.

I vendosur në Detin Baltik, Kaliningrad gjendet midis Polonisë dhe Lituanisë dhe ndahet në tokë nga pjesa kryesore e Rusisë nga Lituania, Letonia dhe Bjellorusia. Pjesa më e madhe e tranzitit hekurudhor midis Rusisë dhe Kaliningradit u realizua përmes Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Më 18 qefshor, guvernatori i Kaliningradit, Anton Alikhanov, njoftoi se hekurudhat lituaneze kanë njoftuar autoritetet e rajonit për vendosjen e kufizimeve në tranzitin e mallrave që janë subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) nga Rusia në Kaliningrad.

Siç tha Alikhanov, “çdo gjë nën sanksione” është e ndaluar të transportohet përmes territorit të Lituanisë.