Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka shpjeguar rolin e zyrtarëve të lartë sipas saj në aferën e inceneratorëve.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçin, kryetarja e LSI-së tha se ka shpallur fituesin për inceneratorin e Elbasanit pa prokurim ndërkombëtar madje nuk e la 40 ditë.
Kryemadhi shtoi se lidhja e inceneratorët me Kryeministrin Rama zbulohet nëse ndiqet linja e fimrave nga ministritë.
“Për Engjëll Agaçin e di që është te inceneratori i Elbasanit. Shpallja e fituesit “Albtech Invest” në mënyrë të paligjshme që duhet të ishte prokurim ndërkombëtar, nuk u bë, nuk u la 40 ditë siç e ka ligji, pra implikojnë drejtpërdrejte Engjëll Agaçin dhe gjithë ministrat që kishin anën ligjore të kësaj. Për çështjen financiare është Lefter Koka.
Për Arben Ahmetaj nuk ka firmë në Elbasan dhe Fier, Nuk e di se cili është implikimi i tij në inceneratorin e Tiranës. Në Fier, zoti Subashi e di që ka bërë deklaratë se i është kërkuar të bëjë kthimin nga tokë arë të tokës ku është bërë inceneratori i Fierit.
Për zotin Rama është e thjeshtë, se mund të ndjekësh këtë linjën e firmave nga ministritë. Eshtë e thjeshte mjafton të merresh më të gjithë çështjen. Veliaj ka angazhim të drejtpërdrejt financiar. Sa i përket shpërdorimit të detyrës së Edi Ramës këtë e zgjidh SPAK. Rama vetëm dy vendime qeverie ka firmosur për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit”-tha Kryemadhi.