Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama është kryetari i skemës së inceneratorëve, Veliaj avokati, paratë janë në llogarinë e Zotos


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Open” se kreu i skemës së inceneratorëve është Edi Rama ndërsa avokati mbrojtës është Erion Veliaj.

Kryemadhi theksoi se paratë e inceneratorëve janë në llogarinë e Klodian Zotos e cila nuk u bllokua nga prokuroria.

Kryetari i skemës,  piramida është Edi Rama, avokati është Erion Veliaj. Këtë e zbardh SPAK. Ka një padi për Edi Ramën, Vleiaj, Subashin, Alqi Bllakon, ka padi për Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Sot ke vetëm dy njerëz që i përdori Edi Rama ke dhe kompaninë e inceneratorëve, ku bëhen vetëm fatura. Skemën nuk e bën dot pa një miratim nga kryeministria…Për buxhetin e bashkisë Tiranës ka hyrë buxheti i shtetit. Paratë janë në llogarinë e Klodian Zotos. Por vetë është në kërkim Klodian Zoto, llogaritë bankare të Klodian Zotos janë bllokuar?”-deklaroi Kryemadhi.