Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi deklaroi` në ‘Task Forcë’ në SYRI TV se inceneratorët vetëm brenda 2 javësh, kanë vjedhur 15 milionë euro me kontratat për projektin e Fierit.
Malltezi tha se në inceneratorin e Fierit me një palë letra kompania firmosi me shtetin brenda dy jvësh për ta ndërtuar inceneratorin për shumën 30 mln euro dhe për po dy javë kompania firmosi me nënkontraktorin italian që tja ndërtonte për vetëm 15 mln euro.
“Kjo është një aferë shumë e rëndë, ku janë të përfshirë shumë elementë të politikës, përfshirë dhe Edi Ramën.
Këto materiale dhe denoncime kanë më shumë se 1 vit që bëhen në SPAK dhe asnjë gjë nuk është bërë, kjo është një kronikë e një vjedhje të paralajmëruar me të cilën SPAK vetëm lan duart. Ky është momenti i fundit, kur këta duan të pastrojnë paratë, duan të heqin paratë që kanë fituar.
Në inceneratorin e Fierit, me një palë letra u përdorën 3 herë. Te Fieri kemi vetëm një copë letre që vërteton një vjedhje prej 15 milionë eurosh menjëherë. Brenda 2 javësh ka firmosur me shtetin për 30 milionë euro për ta dorëzuar me çelësa në dorë dhe dy javë më pas ka firmosur me italianin që të ja mbarojë për 15 milionë euro.
15 mln euro e tjera janë këto shefat që kanë futur paratë ne xhep. Këtu SPAK nuk ka vepruar edhe pse ka më shumë se 3 vjet që është bërë publike.
Ka thuajse 2 vjet që është bërë padia publikisht SPAK për grup kriminal, me në krye Ramën, Agaçin, Ahmetajn, Kokën e me radhë.
Janë 3 kontrata, njëra 22 milionë euro, tjetra 30, e tjetra 128 mln euro, janë mbi 180 milionë euro vetëm për ndërtimin dhe janë gati 250 milionë të tjera që do të hidhen për operimin. Pra bëhet fjalë për një aferë 430 milionë eurosh’, deklaroi Jamarbër Mallatezi në ‘Task Forcë’ në SYRI TV.