Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Meksikë, vriten brenda shtëpisë 7 anëtarët e një familjeje


Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një sulm të armatosur në shtetin lindor të Meksikës Veracruz, sipas mediave vendase.

Familja u qëllua për vdekje në mes të natës në shtëpinë e tyre në komunën e Boca del Rio, raportojnë mediat.

Tre gra dhe katër burra, përfshirë një të mitur, u vranë në sulm. Familja thuhet se drejtonte një zinxhir dyqanesh kasapësh.

Një operacion për kapjen e të dyshuarve është nisur me mbështetjen e forcave të sigurisë.