Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Holanda: Shell mund të ketë zbuluar naftë e gaz në Shqipëri, do ndryshojë vendin e të ardhmen energjetike të Europës


Kryeministri Rama ka thënë nga Holanda se kompania e njohur Shell mund të jetë pranë një zbulimi të rëndësishëm të naftës e gazit në nëntokën e Shqipërisë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit holandez.

Sipas kreut të qeverisë, zbulimi i burimit të naftës e gazit do ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Shqipërisë po edhe në të ardhmen energjetike të Europës.

“Holanda ka prani të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë kompaninë Shell. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po arrin në vendin tonë. Ata ngurrojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.” – tha Rama.