Një rikthim politik i Donald Trump do e bënte “gjendjen” e Amerikës “të pashërueshme”, argumentoi senatori republikan Mitt Romney më 4 korrik.
Në një botim të titulluar “Amerika është gjendje të vështirë “, kandidati i dështuar republikan për president të vitit 2012 qortoi amerikanët për “reagimin e dobët përballë kërcënimeve që mund të rezultojnë katastrofike”. Më i rëndësishmi nga këto kërcënime është Trump, i cili “do e ushqente sëmundjen dhe ndoshta do e bënte të pashërueshme”, sipas Romney.
“Unë kam përjetuar herë pas here në veten time dhe te të tjerët një impuls të fortë për të besuar atë që shpresojmë të jetë rasti.” – Vazhdoi Romney.
“Një shembull klasik i asaj që them është Donald Trump. Rikthimi i tij do kishte ndikim tejet negativ në vend” – shtoi ai.
Në të kundërt, Romney e përshëndeti Presidentin Joe Biden si “një njeri vërtet të mirë”, pavarësisht raporteve se presidenti dyshohet për përfshirjen në korrupsionin e familjes së tij në të paktën 13 raste.
“Presidenti Joe Biden është një njeri vërtet i mirë, por ai ende nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë sëmundjen tonë kombëtare të Një kthim i Donald Trump do ta ushqente sëmundjen dhe do ta bënte atë të pashërueshme.” – Shkroi Romney.
Sondazhet tregojnë se Trump do kryesojë në zgjedhjet hipotetike të Republikanëve me një diferencë prej 40 pikësh mbi guvernatorin republikan të Floridas Ron DeSantis – nëse ai vendos të kandidojë, sipas një sondazhi të Harvardit CAPS-Harris. Senatori republikan i Texas Ted Cruz është në vendin e tretë me vetëm tetë për qind.