Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një paketë stimuluese me tre faza pas pushtimit rus, tha të hënën kryeministri i saj.
Denys Shmygal i tha gjithashtu Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës të organizuar nga Zvicra se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturën e Ukrainës nga pushtimi rus.
“Sot, humbjet e drejtpërdrejta të infrastrukturës së Ukrainës janë mbi 100 miliardë dollarë”, tha ai. “Kush do paguajë për planin e rinovimit të vlerësuar tashmë në 750 miliardë dollarë?”
Shmygal shtoi se qeveria ukrainase beson se një burim i rëndësishëm financimi për planin stimulues duhet të jenë asetet e konfiskuara nga oligarkët rusë.
Ai tha se plani i rimëkëmbjes së Ukrainës ka tre faza: e para, e cila përqendrohet në rregullimin e gjërave jetike për jetën e përditshme të njerëzve, të tilla si furnizimet e vazhdueshme me ujë, faza e dytë do përfshijë “rimëkëmbjen e shpejtë” që do vendoset pasi të mbarojnë luftimet, që përfshin strehimin e përkohshëm, projektet spitalore dhe shkollore faza e tretë që përshin shndërrimin e vendit për një afat më të gjatë.