Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj për Kryemadhin: Ka kohë që s’e dëgjoj, këto muhabetet për inceneratorët t’i zgjidhë me burrin e vet


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sot lidhur me akuzat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për aferën e inceneratorëve.

Gjatë një interviste me “News 24”, Veliaj tha se ka kohë që nuk e dëgjon më zonjën Kryemadhi. Sipas tij, akuzat e saj për inceneratorët janë muhabete brenda familjes së saj, ndaj dhe duhet t’i zgjidhë me burrin e vet.

 “Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën ‘Sami Frashëri’ në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik.”- tha Veliaj.

Më tej gjatë intervistës, duke folur për procesin e Rindërtimit ironizoi Kryemadhin duke e ftuar që të dhurojë vilën në Lalz nëse i do njerëzit.

“Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhornimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson cmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë.”- tha Veliaj.