Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Radhimë të Vlorës.
34-vjeçari Edison Kondi ka qëlluar me armë ndaj të vëllait, 45-vjeçarit Benjamin Kondi në biznesin e përbashkët në Radhimë duke rrezikuar jetën e klientëve dhe të pushuesve që ndodheshin për të pushuar, shkruan BW.
Arsyeja e konfliktit mes vëllezërve nuk dihet ende megjithatë fatmirësisht plumbat e 34-vjeçarit nuk kapën asnjë person.
Autori i dyshuar është vënë në pranga nga policia ndërsa deri tani blutë e Vlorës kanë shoqëruar 9 persona lidhur me ngjarjen.